Përfaqësuesit e sindikatës zhvilluan takime informuese me punonjësit e shërbimit shëndetësorSpitalin e Kukësit. Këto takime kishin për qëllim prezantimin e sindikatës si përfaqësuese ligjore e interesave të punonjësve, si dhe si një hapësirë të nevojshme ku secili individ mund të shprehi problematikat dhe të ndihet i mbrojtur në vendin e tij të punës.

Ne do të jemi të pranishëm në çdo strukturë ku ka punonjës të shërbimit shëndetësor, duke siguruar mbështetje dhe mbrojtje për çdo anëtar të sindikatës. Angazhimi ynë është të sigurojmë që çdo punonjës të ndjehet i vlerësuar dhe i mbrojtur në punën e tij.