Sot, më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ne bashkohemi me të gjithë ata që duhet të thonë STOP dhunës.
Çdo herë që një grua flet për përvojën e saj me dhunën dhe nuk besohet, cikli i abuzimit vazhdon. Prandaj, çdo herë që dëgjoni historinë e një mbijetese, ju lutemi:
Dëgjoni.
Besoni.
Mbështetni.
Raportoni.
Le të jemi së bashku për të ndërprerë heshtjen dhe për të thënë një STOP të fuqishëm dhunës ndaj grave!
SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.