Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, më 28 Tetor 2024, do të organizojmë një seri vizitash në Spitalin Onkologjik për të ofruar mamografi falas.

Këto vizita do të shoqërohen me një takim informues, ku do të theksohet rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe vetëkontrollit.

Qëllimi ynë është të nxisim ndërgjegjësimin në lidhje me këtë sëmundje, duke inkurajuar gratë të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të informohen për mënyrat e mbrojtjes dhe trajtimit.

Bashkohuni me ne për të përhapur njohuritë dhe për të ndihmuar në luftën kundër kancerit të gjirit.

Nëse je e interesuar për mamografi falas, je e mirëpritur!

 

📍Vendi: Spitali Onkologjik, Tiranë
📅 Data: 28 Tetor 2024
Ora: 11:00