Rreth Nesh

Kush jemi ne?

SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.

SPSHSH u themelua nga punonjës të kujdesit shëndetësor që donin një sindikatë ku anëtarët të merrnin në dorë e të kontrollonin fatin e tyre. Që nga viti 2019, kjo ëndërr për një lëvizje të pavarur, të drejtuar nga anëtarët, ka frymëzuar cdo punëtorë që të bashkohen me ne.

Me anëtarët që udhëheqin rrugën, ne kemi krijuar bashkimin tonë si një avokat kryesor për barazinë mes anëtarëve dhe përmiresimin e kontributit të personelit. Ne kemi treguar gjithashtu solidaritetin dhe vendosmërinë e nevojshme për të fituar rritje të konsiderueshme të anëtarësimeve, për të luftuar pengesat dhe për t’u bërë ballë situatave abuzuese.

Ne jemi bërë sindikata e kujdesit shëndetësor me rritjen më të shpejtë të numrit të anëtarëve në vend, sepse u kemi qëndruar besnikë parimeve tona thelbësore:

  • Një sindikatë e fortë udhëhiqet nga anëtarët e saj.
  • Fuqia punëtore është themeli i një shoqërie të drejtë.
  • Kujdesi cilësor i pacientit kërkon që kujdestarët të kenë një zë në vendet e tyre të punës dhe të mbrohen nga padrejtësitë, abuzimet dhe nga kërcenimet
  • Kujdesi shëndetësor është një e drejtë e cdo njeriut, dhe duhet të merret në cdo kohë nga staf i specializuar dhe i trajnuar për ta dhënë atë.

Këshilli

Sindikata jonë përfshin teknikë mjekësorë, mjek, stomatologe, farmacist, infermier, mami, fizioterapist, teknikët e laboratorit, teknikët e imazherise, logopedistët, epidemiologë dhe cdo punonjës që shërben në shërbimin shëndetësor, përfshirë cdo institucion shtetëror, publik të cdo niveli, ent publik apo subjekt privat. Duke punuar së bashku, ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë aksesin në kujdesin shëndetësor, të përmirësojmë kujdesin ndaj pacientëve dhe të mbrojmë të drejtën e të gjithë punonjësve për të fituar vlerësim e paga më të mira dhe këta punonjës të ndjehen të sigurt e të mbrojtur në punën e tyre.