Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të përzemërta për humbjen e parakohshme të Prof. Dr. Agim Karaj.
Ngushëllime të thella familjes, miqve, kolegëve dhe studentëve të mjekësisë, që patën nderin të mësojnë nga një personalitet i jashtëzakonshëm, i cili gjatë viteve dha një kontribut të pallogaritshëm për mjekësinë e vendit tonë dhe për kujdesin ndaj pacientëve në nevojë.
I paharruar do të mbetet kujtimi i tij dhe ndikimi i tij i fuqishëm në mjekësinë shqiptare.
SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.