Arritja e një kontrate kolektive sektoriale përbën një nga synimet kryesore të sindikatës sonë. Ajo na jep mundësinë të përfaqësojmë me dinjitet çdo punonjës që na beson dhe bëhet pjesë e strukturës sonë. Ky përfaqësim nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por edhe një e drejtë e njohur ligjërisht për përfaqësuesit e punonjësve.

Gjatë vizitës sonë në qytetin e Beratit, zhvilluam një sërë antarësimesh të reja, ndërsa patëm edhe mundësinë të dëgjojmë nga afër shqetësimet dhe problematikat e ngritura nga punonjësit e sektorit shëndetësor. Këto çështje do të trajtohen me seriozitetin dhe përkushtimin që meritojnë.

Ftojmë çdo punonjës të shërbimit shëndetësor—qoftë në sektorin publik apo atë privat—që dëshiron të bëhet pjesë e sindikatës sonë, të na kontaktojë. Bashkimi është forca jonë!