Si pjesëmarrës në Takimin e Komitetit të Përhershëm të Shërbimeve Shëndetësore dhe Sociale të EPSU-së, ne, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor në Shqipëri, shprehim me krenari mbështetjen tonë për angazhimet e marra në funksion të përmirësimit të kushteve të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve të shëndetësisë.
Gjatë këtij aktiviteti, u trajtuan disa çështje të rëndësishme, përfshirë:
Ditën Botërore të Shëndetit, më 7 Prill, me një fokus të veçantë mbi punën jashtë orarit;
Ndërtimin e një sistemi shëndetësor rezistent, përmes dialogut social;
Angazhimin e EPSU-së në punën e OBSH-së, si dhe shumë tema të tjera me rëndësi për sektorin.
Së bashku jemi më të fortë dhe do të vazhdojmë të jemi zëri i punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri dhe në gjithë Europën.