SË BASHKU PËR TË DREJTAT E ÇDO NJËRIT!

SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.

SPSHSH u themelua nga punonjës të kujdesit shëndetësor që donin një sindikatë ku anëtarët të merrnin në dorë e të kontrollonin fatin e tyre. Që nga viti 2019, kjo ëndërr për një lëvizje të pavarur, të drejtuar nga anëtarët, ka frymëzuar cdo punëtorë që të bashkohen me ne.

Me anëtarët që udhëheqin rrugën, ne kemi krijuar bashkimin tonë si një avokat kryesor për barazinë mes anëtarëve dhe përmiresimin e kontributit të personelit. Ne kemi treguar gjithashtu solidaritetin dhe vendosmërinë e nevojshme për të fituar rritje të konsiderueshme të anëtarësimeve, për të luftuar pengesat dhe për t’u bërë ballë situatave abuzuese.

Ne jemi bërë sindikata e kujdesit shëndetësor me rritjen më të shpejtë të numrit të anëtarëve në vend, sepse u kemi qëndruar besnikë parimeve tona thelbësore:

  • Një sindikatë e fortë udhëhiqet nga anëtarët e saj.
  • Fuqia punëtore është themeli i një shoqërie të drejtë.
  • Kujdesi cilësor i pacientit kërkon që kujdestarët të kenë një zë në vendet e tyre të punës dhe të mbrohen nga padrejtësitë, abuzimet dhe nga kërcenimet
  • Kujdesi shëndetësor është një e drejtë e cdo njeriut, dhe duhet të merret në cdo kohë nga staf i specializuar dhe i trajnuar për ta dhënë atë.

Metodologjia e qasjes “nga poshtë-lart” ku fokusi ynë është tek punonjësit e shërbimit shëndetësor duke filluar nga shërbimet parësore, dytësore, terciare. Kontakti me punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe ftesa e tyre për t’u anëtarësuar në sindikatë ka rezultuar praktike dhe efektive duke çuar në rezultate konkrete. Nga ana tjetër sindikata është e kujdesshme në ruajtjen e pozicionit të qartë dhe të balancuar si sindikatë e paanshme politikisht.

Sindikata ka zhvilluar  një takim me ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të diskutuar kërkesat e sindikatës dhe përmirësimin e  pagave dhe kushteve të punës në sistemin shëndetësor, nga ku është arritur negociata për rritjen e pagave.