Dje, përfaqësues të sindikatës dhe kolegë sindikalistë patën nderin të takojnë Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, në konferencën e organizuar nga European Public Service Union (EPSU) në Tiranë.
Diskutimet mes kolegëve lidhur me problematikat dhe ndarja e eksperiencave të ndryshme padyshim na bëjnë më të orientuar drejt qëllimeve tona, duke na ofruar shpresën për të qenë gjithnjë e më pranë Europës. Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet dhe për të siguruar mbështetje në betejat tona sindikaliste.
SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.