Më 25 Maj, 2023 Kuvendi i Shqipërisë miratoi përcaktimin e pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe të përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe për përcaktimin e pagës bazë minimale në shkallë vendi duke filluar nga data 1 Prill, 2023.
“Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë” po ndjek me vëmendje efektet e ligjit dhe zbatueshmërinë e tij si për sektorin publik edhe për atë privat dhe ka vënë re disa problematika dhe mangësi, të cilat ndikojnë në mënyrë të pabarabartë punonjës/e të sektorëve dhe niveleve të ndryshme, sidomos punonjësit nga grupet e margjinalizuara.
️ Të shqetësuar nga kjo situatë “Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë” ishte sot me 8 Qershor 2023, perpara Kuvendit të Shqipërisë, te bashkuar në një deklarate publike me keto pika kryesore:
1. Paga minimale ne sektoret privat nuk po zbatohet; ky informacion na vjen nga sektore te ndryshem si ai i pastrimit, prodhim-perpunimit, sherbimeve etj.
2. Rritja e pagave deri ne 97% per deputetet, ministrat dhe me nje perqindje te paperfillshme per mesuesit, punonjesit shendetesor dhe sherbimet policore eshte e padrejte, duhet te rishikohet dhe korigjohet qe edhe keto kategori te marrin nje rritje page dinjitoze.
3. Transparenca dhe konsultimi me punonjesit e ketyre profesioneve qe eshte nje detyrim ligjor dhe nje standard minimal i detyrueshem edhe nga Bashkimi Evropian nuk eshte realizuar ne asnje lloj menyre dhe kjo eshte nje shkelje e rende e ligjit dhe standardeve te BE.
Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, SKOT
Gender Alliance for Development Center (GADC)
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor
Drejtësi Sociale
Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërise
Levizja Rinore Egjyptiane & Rome
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur