Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor solidarizohet në ditën e punëtorëve së bashku me përfaqësues sindikalist për t’ju përçuar një nga mesazhet për të cilin ne po luftojmë fort.
MËSO DHE KËRKO TË DREJTËN TËNDE! MOS LEJO TË ABUZOJNË MBI TY!
1 Maji nuk është thjeshtë një ditë pushimi, është dita ku ne duhet të ngrihemi e të bërtasim fort për të drejtat tona. Ne jemi mbështetja juaj!
SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.