Pushon çështja nga prokuroria, në ngarkim të mjekëve në qytetin e Fierit.

Një nga tendencat e papreçedentë e kohëve të fundit për të njollosur emrin e mjekëve u çmontua. E DREJTA U FITUA.

SIndikata luftoi që në ditën e parë, për të treguar që, paprekshmëria e figurës së mjekut apo infermierit në vendin e punës është thelbësore dhe e panegociushme. Është një ndër parimet për të cilën nuk do mund të lejojmë askënd ta vëri në diskutim, përfshirë njerëz me pushtet apo sharlatanë dhe hipokritë që duan të tregojnë afrimitet për të shfrytëzuar e marrë edhe pikën e fundit të dinjitetit të kësaj klase me bluzë të bardhë. Janë pikërisht këto bluza të bardha që ashtu sikurse shume vite më parë u etiketuan si bluza të zeza, për të bërë populizmin e radhës, dhe për të fituar kredo në hapsirat politike, sot pretendohet që përmes goditjes së tyre të mbulohen shumë nga mëkatet që jo vetëm klasa politike por edhe drejtësia ka në mesin e tyre.

E kush më mirë se goditja e kësaj klase që është në shërbim të popullit do bënte efektin spektakolar dhe do hiqte vëmendjen nga ngjarje që vërtet kërkojnë vëmendje në jetën e përditëshme të këtij populli. Pikërisht manipulimi dhe molepsja e mendjes së një pjese të popullit, do rriste diskutimin dhe do bënte që njerëz të ndryshëm të zbërthenin fantazinë shpesh herë kundër çdo morali që këto bluza kanë, dhe në këtë mënyrë të nxjerrin zhveshur dhe ta hedhin nën kthetrat e gjykimit të egër popullor.

Megjithatë parimet e vjetra të vendosura në betimin e shenjtë na bëjën të shohim realitetin nën dritën e ngjarjeve të ditës. Shërbimi ndaj popullit pa kërkuar rikthim në vlerë monetare prej tij, por konsiderimi i një vlerësimi të drejtë dinjitoz prej punëdhënësit do kishte zgjidhur dilemat e këtyre ditëve, dhe do ulte mundësimin për të qenë vulnerabël dhe të goditshëm prej sistemit dhe veçanrisht drejtësisë që në këto momente po kalon çaste tranzicioni, i cili bën të mundur të mos jetë në lartësinë e kërkuar.

Kolegë të dashur të bashkuar të gjithë nuk do mund të na quajnë “grumbullim” por do dëgjojnë zërin tonë të vërtetë duke e mbrojtur egzistencën tonë