Përfaqësues të sindikatës morën pjesë në një trajnim të organizuar nga FES (Fondacioni Friedrich Ebert), me tematikën “Organizimi Dixhital”. Kolegët gjermanë nga sindikata Verdi ndanë eksperiencat e tyre lidhur me këtë temë dhe na inspiranë për të bërë ndryshimet e nevojshme në praktikat tona sindikaliste.
Ky trajnim ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe implementuar praktika të reja që na mundësojnë të jemi gjithmonë më pranë jush, anëtarëve tanë, dhe të rrisim efektivitetin e organizimit tonë përmes mjeteve digjitale.
SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.