Përfaqësues të sindikatës morën pjesë në trajnimin e organizuar nga FES (Fondacioni Friedrich Ebert) me temën “Anketimet – Instrument i Rëndësishëm i Punës Sindikaliste”. Ky trajnim ishte jashtëzakonisht i vlefshëm për praktikën tonë të punës dhe do të na ndihmojë të jemi më pranë problematikave që hasin punonjësit dhe të gjejmë mënyra efektive për përmirësimin e kushteve të punës për çdo punonjës të shërbimit shëndetësor.
Përdorimi i anketave si mjet sindikalist do të forcojë aftësinë tonë për të kuptuar më mirë nevojat e anëtarëve dhe për të krijuar një lidhje më të fortë me ata. Kjo është një hap më shumë për të siguruar që çdo punonjës të ketë kushte pune të denja dhe të drejta të plota.
Një falënderim të veçantë për FES për mundësimin e këtij trajnimi të rëndësishëm!