Kuvendi ka miratuar një ndryshim në Kodin e Punës, duke ulur kohëzgjatjen e lejes vjetore për punonjësit nga “4 javë kalendarike në vit” në “22 ditë kalendarike”. Kjo është një vendim që e shohim si të padrejtë dhe të dëmshëm për punonjësit.
Padyshim që ne nuk duam që punonjësit tanë të pushonin më pak ditë gjatë vitit, pasi e dimë sa e rëndësishme është koha e pushimit për rigjenerimin e punonjësve dhe përmbushjen e kërkesave profesionale. “KUNDËRSHTOJMË NDRYSHIMET E PADREJTA NË PUSHIMET VJETORE!”
Bashkohuni me ne për të mbrojtur të drejtat tona dhe për të siguruar që çdo punonjës të ketë kohën e nevojshme për t’u pushuar dhe rigjeneruar!
SPSHSH është një lëvizje Sindikale e udhëhequr nga punonjësit shëndetësor që shërbejnë në mënyrë të dedikuar për përmirësimin e jetës së pacientëve dhe të gjithë popullatës me nevoja shëndetësore.