Kryetari i SPSHSH, dr.Genti Stroni mori pjesë si panelist në Konferencën Kombëtare “Drejt përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës”
Gjatë konferencës, ai shprehu vështirësitë dhe sfidat e sindikatës për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë për personelin shëndetësor në periudhën e epidemisë së Covid-19 përmes garantimit të mjeteve mbrojtëse individuale dhe kolektive.
Problematika e mbrojtjes së shëndetit është shumë e ndjeshme në sistemin shëndetësor dhe ai iu kërkoi institucioneve të pranishme në konferencë të mbanin përgjegjësi për mungesën e inspektimeve të punës në institucionet spitalore.
Stroni paralajmëroi për aksion sindikalist në rast se Ministria nuk plotëson kushtet që sindikata i ka parashtruar ministrisë që prej tetorit 2020.
Konferenca u organizua nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Olof Palme International Center- Albania Programme dhe Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL