Koalicioni për të Drejtat në Punë, në përmbushje të misionit të tij për të promovuar dhe mbështetur të drejtat në punë, dialogun social dhe punën e denjë në të gjithë sektorët e ekonomisë në Shqipëri, ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në tubimin paqësor me rastin e Dites së punëtoreve, 1 Maj 2023 që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri në pedonalen “Murat Toptani”, ora 10:00.
Të bashkuar në solidaritet nën sloganin: Punonjës: Zgjohu! Solidarizohu! Kërko të Drejtën! ky koalicion që përbehet nga organizata të shoqërisë civile dhe sindikata synon të zgjojë ndërgjegjen qytetare të punonjësve/punëtorëve, të lobojë për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet dhe për të nxitur ndryshime në politika dhe ligje që do të ndihmojnë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Ju ftojmë t’i bashkoheni këtij tubimi për të dëgjuar dhe mbështetur punonjësit/punëtorët të cilët do të ndajnë historitë e tyre personale, mesazhet dhe kërkesat për institucionet përkatëse në këtë ditë perkujtimi të përpjekjeve dhe sfidave që punonjësit/punëtorët kanë hasur ndër vite në vendin e punës.Shihemi të hënën ora 10:00

Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë
Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL
Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, SKOT
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërise
Drejtësi Sociale
Levizja Rinore Egjyptiane & Rome
Gender Alliance for Development Center (GADC)